Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar Betejën e Pashtrikut, në 26-vjetorin e shënimit të saj.
Bulliqi u shpreh se përkujtohen me krenari 36 të rënët, që mbi ta qëndrojnë fuqishëm themelet e lirisë.
Sot në 26 vjetorin e Betejës së Pashtrikut, isha në vendngjarje për të nderuar dëshmorët dhe luftëtarët e kësaj beteje”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Në betejën e Pashtrikut kanë rënë dëshmorë 36 ushtarë të UÇK-së, kjo betejë është edhe njëra prej betejave më të përgjakshme njëkohësisht më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.