1.7 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

250 mijë euro gjobë për tregtarët që spekulojnë me “Çokollatën e Dubait” në Gjermani

- Advertisement -

Trendi i momentin në mbarë botën janë çokollatat e Dubait të cilat janë kthyer në një sensacion për blerësit dhe bizneset. Gjykata e Këlnit në Gjermani ka marrë masa më të ashpra lidhur me spekulimet e mundshme që bëhen mbi këtë produkt.

Gjykata e Këlnit vendosi sot se vetëm ‘Çokollata Dubait’, e cila importohet nga Emirati Arab me të njëjtin emër, lejohet të mbajë këtë emër.

Sipas vendimit të gjykatës, një produkt çokollate, e cila nuk prodhohet në Dubai nuk mund të quhet “Çokollatë e Dubait”.

“Konsumatori beson se një produkt me këtë emër prodhohet në Dubai dhe kështu ka rrezik të mashtrohet”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Tregtarët që do të shkelin këtë vendim nga sot, do të dënohen me burgim deri në gjashtë muaj ose gjobë prej 250 mijë euro, nëse shesin “Çokollatën e Dubait”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit