28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

25-vjetori i bombardimeve të NATO-s, Misioni i ShBA-së në OSBE: Përdorimi i forcës ishte i nevojshëm dhe legjitim

- Advertisement -

E ngarkuara me punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Katherine Brucker, ndërsa ka përkujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka potencuar përdorimi i forcës nga ana e Aleancës Veri – Atlantike ishte i nevojshëm dhe legjitim.

“Njëzet e pesë vjet më parë, NATO filloi Operacionin ‘Forcat Aleate’ për t’i dhënë fund krizës së vazhdueshme humanitare në Kosovë. Pas shterimit të të gjitha rrugëve diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviç-it, veprimi ushtarak ishte opsioni i fundit”, citohet të ketë thënë Brucker në mbledhjen e radhës së OSBE-së.

Diplomatja amerikane gjatë fjalimit të saj ndër të tjera ka potencuar se SHBA-të nuk do ta harrojnë kurrë atë që ka ndodhur në Kosovës një çerek shekulli më parë.

“Ne kujtojmë mijëra njerëz të pafajshëm që u vranë ose që mbetën të zhdukur, dhe qindra mijëra të dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij”.

Për një të ardhme më të mirë për Ballkanin Perëndimor, Bucker, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, duke përfshirë “njohjen eventuale reciproke”.

“Ne e mbështesim plotësisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është rruga e vetme drejt së ardhmes që e meritojnë të gjithë kosovarët dhe serbët”.

Thënë këtë, Bucker gjithashtu ka kërkuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përqendrohen në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju për të forcuar qeverisjen demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e reformës zgjedhore, avancimin e lirisë së medias, përmirësimin e integrimit ekonomik dhe ruajtjen e bashkëpunimit dhe respektit multietnik”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit