24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

“25% të kohës në të pame e homazhe”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën

- Advertisement -

Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një statistikë për punën e përditshme publike të kryeministrit Albin Kurti ku tha se 1/4 të kohës, kreu i qeverisë e kalon “nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Demit përmes një komenti duke i quajtur të pasakta statistikat e tij, edhe pse në fund të postimit shkruan se ekipi për komunikim me publikun do të kenë parasysh statistikat e tij.

Kryeziu thotë se kryeministri është i të gjithëve dhe se merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra.

“Analiza të tilla, edhe pse me një disclaimer (vërejtje) sikur në këtë rast, janë të prira të përdoren për tituj e raportime që nuk e përshkruajnë të vërtetën e plotë, rrjedhimisht keqinformuese (po e bashkëngjes nje shembull të shumë lajmeve që janë publikuar tashmë me të njëjtin titull). Kjo ndodh edhe sepse analiza të tilla si kjo, nuk të ofrojnë përgjigjen në pyetjen “Qysh e kalon kohën e tij Kryeministri?”. Natyra e punës dhe diskrecioni që përban nënkupton që shumëçka nuk publikohet. Kjo e bënë analizën tuaj të pabazuar në informacion të plotë – rrjedhimisht rezultatet e analizës të pasakta.
Kryeministri është kryeministër i të gjithëve. Nga ai pritet që të takoj palë të ndryshme, vendore e ndërkombëtare, për të trajtuar çështje me interes, shqetësime e kërkesa. Merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra. Nderimi, përkujtimi dhe vizitat janë më e pakta që mund të bëjë kreu i një institucioni që nuk do të bëhej pa sakrificën e të rënëve. Që po mos ta diskutojmë secilën kategori të analizës suaj…
Megjithatë ky postim mund të jetë deri diku i vlefshme për ekipin për komunikim me publikun, dhe ne do ta kemi parasysh. Faleminderit.”, ka komentuar Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit