11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

25 diplomatë vizitë Manastirit të Deçanit pasi QUINT i kërkoi Qeverisë ta zbatojë vendimin e Kushtetueses

- Advertisement -
Pas thirrjes së BE-së dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT drejtuar Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, sot dhjetëra diplomatë të huaj në Kosovë kanë shkuar në vizitë në Manastirin e Deçanit për vizitë.

Për këtë ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili publikoi edhe pamje nga kjo vizitë.

“Sot shijuam një vizitë tjetër të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me 25 kolegë. Në emër timin dhe kolegëve të mi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Atin Sava për mikpritjen e tij”.

Të shtunën, shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dolën me një deklaratë të përbashkët me kërkesën për zbatimin e vendimit të gjykatës për pronën në lidhje me Manastirin e Deçanit. Madje, ata thanë se ky është kusht për rrugën e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë. Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”, u tha në deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit