Lajme

24 vjetori i themelimit të TMK-së, Kryetari Krasniqi: Kur Kosova ka pasur lidership, ne kemi fituar edhe luftën edhe paqen

By GAZETA SCANNER 1

September 19, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ka thënë se kur Kosova ka pasur lidership, që ka kultivuar raportet e mirëfillta me aleatët ndërkombëtarë, ne kemi fituar edhe luftën edhe paqen. Kryetari Krasniqi është shprehur se sot me krenari e shënojmë ditën e themelimit të TMK-së, e cila tashmë është Ushtria e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Kur Kosova ka pasur lidership, i cili, përveç vendosmërisë, ka vlerësuar dhe kultivuar në mirëbesim raportet e mirëfillta me aleatët ndërkombëtarë – ne kemi fituar edhe luftën edhe paqen. Prandaj, sot, me krenari shënojmë 24 vjetorin e themelimit të TMK-së, e cila tashmë është Ushtria e Republikës së Kosovës.

#24vjetTMK

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=822920669206665&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz