2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

22 vjet që nga vrasja e Smajl Hajdarajt, presidentja kërkon që dorasit të përballen me drejtësinë

- Advertisement -

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kujtuar ish-deputetin e LDK-së Smajl Hajdaraj, në ditën kur u mbushen 22 vjet që nga vrasja e tij, ku me këtë rast ajo bëri thirrje që dorasit të mbajnë përgjegjësi penale.

“Smajli ishte aktivist shumëvjeçar për lirinë e Kosovës dhe më pas luftëtar për lirinë e saj, si komandant i UÇK-së për rajonin e Rugovës. Me veprimin e tij të pashkëputur atdhetar ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar ndaj vendit të tij”, shkroi ajo.

“Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, sikundër që thirrja jonë drejtuar organeve të drejtësisë për t’i sjellë autorët e krimit para drejtësisë do të jetë e vazhdueshme”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit