“22 fli brenda ditës”, Ramize Osmani tregon për ritmin e saj të punës

- Advertisement -

Nis punën në orët e para të mëngjesit dhe arrin të përgatisë mbi 20 fli brenda një dite.

Ramize Osmani ka rrëfyer në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, për punën e saj me gatimet tradicionale, ku vera, e sidomos korriku dhe gushti, janë periudha më e ngarkuar.

“Korrik-gushti është tepër, tepër, tepër i ngarkuar”, tha Osmani, duke treguar se në këtë punë angazhohet e gjithë familja.

Puna për të nuk ndalet as në ditët e festave!

Madje, për natën e Vitit të Ri ka arritur të përgatisë deri në 22 fli, ndërsa thotë se shpesh detyrohet të refuzojë porosi për shkak të ngarkesës së madhe.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Të ngjashme

Të fundit