2 milionë euro për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

- Advertisement -

Qeveria në detyrë ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë.

Ky vendim u mor në një mbledhje elektronike të mbajtur mbrëmjen e së martës.

Mbështetja, sipas njoftimit të qeverisë në detyrë, është pjesë e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Eugen Cakolli, hulumtues në IKD, ka thënë se vendimi i fundit për t’i shtuar edhe 2 milionë euro shtesë për “mbështetje” të linjave ajrore për fluturimet e mërgatës, “është qershia mbi tortë në keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime puro elektorale”.

“Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme”, tha Cakolli.

Ai theksoi se një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, “ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”.

Të ngjashme

Të fundit