Edhe gjatë këtyre ditëve është vërejtur interesim i madh nga qytetarët në veri të Mitrovicës, për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.
Që nga 1 nëntori e deri më sot, 2 mijë e 752 qytetar në katër komunat veriore kanë aplikuar për targat nga ilegale në ato legale.
Vet ëm gjatë ditës së djeshme kanë aplikuar për targa 143 qytetar.