Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 19 vjet burgim dy të mitur që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahu.
Pas vendimit ka reaguar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, shkruan Insajderi.
Gashi konfirmoi se me këtë aktgjykim u vërtetua edhe njëherë se ata që e vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin.
“Sikurse heren e kaluar Gjykate njerin e ka denuar me burgim ne kohezgjatje prej 10 vitesh e tjetrin me denim me burgim prej 9 vitesh. Me kete Aktgjykim eshte vertetuar edhe nje here se ata qe vrane Lulin kan vepruar ne bashkkeveprim njeri me tjetrin dhe se vrasjen e rende e kan kryer me dashje te plote”, shkroi ai në Facebook.
18-vjeçari u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë dhe më 20 janar vdiq në QKUK.
Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.
Policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë patën konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës të marra nga shkopi i bejsbollit.