7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“16 copa kam me ja njehë, rafall”, vazhdojnë kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i shqetësuar gjatë njoftimit për kërcënimet e vazhdueshme me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqit.

AGK-ja tha se R.XH nga Lugina e Preshevës, këto kërcënime po i bën nëpërmjet videove të publikuara në TikTok, duke thënë disa herë se planifikon ta vrasë gazetarin.

“Mu’ s’mund te m’arrestoni, kurrë hiç, e 700 mijë vjet, harrojeni këtë…A Vullnet Krasniqi, ty të kam tregu se edhe sytë kam me t’i djegë cigare, mos gabo me dalë…Unë kam me ta q” f”miljen për Gold AG…Kur të më arrestoni ju Policia e Kosovës, unë ua jap dorë, ju thom hallall ju koftë…Vullnetin, kam me gjete, mbajeni në mend çka po ju thom, 16 copa kam me ja njeh, rafall…”, citoi AGK-ja të ketë thënë i dyshuari.

“R.Xh., ka vazhduar me ofendime, fyerje dhe sharje ndaj gazetarit Krasniqi dhe familjes së tij edhe në disa video të tjera të publikuara gjatë ditës së djeshme, ku shfaqet me armë të ftohtë në video, duke i dërguar të fala edhe prokurorit të rastit të gazetarit”, tha gjithashtu AGK-ja.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimet me jetë ndaj kolegut, Vullnet Krasniqi. AGK-ja, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të njoftohet për veprimet që i ka ndërmarrë pas paraqitjes së rastit nga Krasniqi, dhe nëse ka përparime në lokalizimin e individit që po kërcënon, nëse ai gjendet në territorin e Kosovës”.

“AGK-ja, i bën thirrje të gjithë personave publik që të mos kontribuojnë në gjuhën denigruese ndaj gazetarëve, pasi që siguria e tyre fizike vazhdon të jetë sfiduese në Kosovë, me theks të veçantë nga mungesa e shqiptimit të dënimeve meritore për sulmuesit e kërcënuesit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit