Lajme

150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov u konfiskuan në veri

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë prezantimin e mjeteve dhe arsenalit të armëve të konfiskuara në veri të vendit.

Është publikuar lista e plotë e konfiskimeve të deritanishme, ku ndër të tjera janë konfiskuar 150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov.

Sipas policisë është konfiskuar edhe sasi shumë e madhe e municionit të kalibrit të ndryshëm.