27.9 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

15 dronë mbi bazat e NATO-s në Belgjikë, “arratisen” drejt Gjermanisë

- Advertisement -

Ministria belge e mbrojtjes njoftoi nisjen e menjëhershme të një hetimi pasi rreth 15 dronë të paidentifikuar u panë duke fluturuar mbi zonë ushtarake të NATO-s në Belgjikë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mbikëqyrjen ajrore në këtë rajon.

Incidenti u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokalë në afërsi të kampit stërvitor ushtarak të Elsenborn, në provincën e Lièges, pranë kufirit lindor të Belgjikës me Gjermaninë.

Ende nuk dihet nga vinin këto dronë e kush i drejtonte, por sipas disa raporteve në mediat vendase, pasi erdhën rrotull bazës së Elsenborn, ata fluturuan drejt Gjermanisë.

Zyrtarë ushtarakë belgë kanë konfirmuar se objektet fluturuese u zbuluan gjatë një ushtrimi teknik për testimin e sistemeve për zbulimin e dronëve, duke sugjeruar që ngjarja ndodhi në një moment kur forcat ishin të përgatitura për të vëzhguar lëvizje të tilla, Suipas Politicos, pas hyrjes në hapësirën ajrore gjermane, dronët janë pikasur nga forcat e policisë në qytetin e vogël Düren, që ndodhet jo shumë larg nga kufiri.

Autoritetet belge dhe gjermane janë duke bashkëpunuar ngushtë për të hetuar origjinën dhe qëllimin e këtyre fluturimeve të pazakonta. Deri tani, nuk është bërë e ditur nëse dronët përfaqësonin ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë, por fakti që ata fluturuan mbi një zonë ushtarake shumë të ndjeshme i ka shtuar rëndësinë incidentit.

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur siguria e hapësirës ajrore dhe mbrojtja nga dronët janë bërë çështje kyçe për aleancën e NATO-s, veçanërisht në sfondin e rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride. /tch

Të ngjashme

Të fundit