127 fluturime direkte për vetëm një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar 127 fluturime direkte drejt aeroporteve në Gjermani vetëm gjatë kësaj jave, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e madhe të këtij korridori ajror.

Kështu ka bërë të ditur Faruk Ajeti ambassador i Kosovës në shtetin e Gjermanisë.

Sipas tij, këto shifra dëshmojnë se lidhja mes dy shteteve.

Postimi i plotë:

Vetëm gjatë kësaj jave janë realizuar 127 fluturime direkte ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe aeroporteve ndërkombëtare në Gjermani, duke mundësuar qarkullimin e dhjetëra mijëra udhëtarëve.

Këto shifra dëshmojnë se lidhja mes dy shteteve sot është shumë më tepër sesa një udhëtim drejt vendlindjes. Ajo është një urë lidhëse mes njerëzve, kapitalit, investimeve, ideve dhe mundësive.

Lëvizja e lirë dhe roli i rëndësishëm i mërgatës kanë krijuar hapësira të reja ku ndërthuren dimensionet ekonomike, turistike, kulturore, arsimore dhe profesionale, duke forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit mik gjerman.

Burimi: Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës

Të ngjashme

Të fundit