Shoqërohet në polici kryetari i Mitrovicës së Veriut

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është shoqëruar sot në polici, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Përveç kryetarit Radojeviq, autoritetet policore kanë shoqëruar në stacion edhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të kësaj komune.

Sipas deklaratës së Elshanit, veprimet e policisë janë ndërmarrë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me dyshimet për veprën penale të vandalizmit. Nuk dihen ende detaje të tjera nëse ndaj tyre është caktuar ndonjë masë ndalimi

Të ngjashme

Të fundit