10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

11 truke që bateria e iPhone të zgjasë më shumë

- Advertisement -

Pavarësisht nëse keni iPhone 13 apo iPhone 14 Pro Max, është gjithmonë mirë të siguroheni për jetëgjatësinë e baterisë tuaj.

Për fat të mirë, ka disa truke të iPhone që mund të zbatoni për të rritur jetëgjatësinë e baterisë së tij.

Këtu janë 11 prej tyre:

1.Aktivizo opsionin “Low Power Mode”, i cili limiton numrin e funksioneve në telefonin tuaj, por e bën baterinë të zgjasë më shumë. Mund të ulni ndriçimin e ekranit përshembull. Për ta aktivizuar, prekni “Cilësimet” dhe më pas te “Bateria” ndryshoni cilësimin e emërtuar “Modaliteti i fuqisë së ulët”.

2. “Hiqni qafe” disa shërbime të Wireless.

Pra nëse ju nuk po përdorni në mënyrë aktive Wi-Fi, Bluetooth dhe AirDrop, ia vlen t’i fikni ato përkohësisht pasi ato e thithin shpejt baterinë tuaj gjatë ditës. Për ta bërë këtë, hapni Cilësimet, më pas zgjidhni “Wi-Fi” ose “Bluetooth” dhe çaktivizojini ato.

3. Pikasni aplikacionet që konsumojnë baterinë tuaj

iPhone ju lejon të shihni saktësisht se çfarë po e “zbraz” baterinë tuaj aq shpejt. Mund ta shikoni te “Cilësimet”, “Bateria” dhe e shihni cilat aplikacione kanë ndikuar më së shumti në 24 orët e fundit për reduktimin e baterisë.

4. Sigurohuni që iPhone juaj po karikohet siç duhet

Për ta mbrojtur baterinë e telefonit, do duhet të mbani ndezur opsionin “Optimised Battery Charging”

5. Kufizoni internetin në disa prej aplikacioneve tuaja

Kur keni një lidhje aktive në internet për të gjitha aplikacionet, kjo veçse ju sjell njoftime të herëpashershme, shkarkon dhe baterinë tuaj. Shkoni te “Cilësimet”, më pas “Të përgjithshme”, më pas “Rifresko aplikacionin në sfond”. Këtu mund të zgjidhni cilat aplikacione lejohen dhe cilat janë të bllokuara për internetin.

6. Një ekran me shumë dritë është tejet i dëmshëm për baterinë

Një nga shkarkimet kryesore të baterisë së një smartphone është ekrani, sidomos për ata me ekran të madh, si modelet e iPhone Plus dhe Pro Max. Pra, më mirë aktivizoni “Auto-Brightness” dhe e lini Apple të veprojë në bazë të dritës së ambientit ku ndodheni, pa e lënë gjithmonë ekranin maksimalisht të ndezur.

7. Aktivizoni “Dark Mode”

Një ekran i errët, e mbron baterinë e telefonit tuaj.

8. Lëreni iPhone të “flejë”

Kur të keni mbaruar bashkëveprimin me telefonin tuaj, duhet të fikni ekranin. Por, ka momente kur ju harroni, kështuqë më mirë aktivizoni “Auto-Lock”.

9. Disa motive për “Wallpaper” mund t’i kurseni, sidomos nëse janë në formë videoje.

Për ta bërë këtë, hapni Cilësimet, më pas prekni “Accessibility” pasuar nga “Motion”dhe aktivizoni “Reduce Motion”.

10. Një opsion përditësimi i quajtur ProMotion është shumë efikas për baterinë tuaj. Por, kjo vetëm nëse keni iPhone Pro ose Pro Max nga iPhone 12 e lart. Ekrani juaj rifreskohet 120 herë në sekondë.

11. Nëse gjithçka tjetër dështon, vizitoni Apple Store!

Apple mund të ndihmojë me zëvendësimin e baterisë. Kjo do të kushtojë midis 49 dhe 99 dollarë në varësi të modelit dhe përfshin vendosjen e një baterie krejt të re në pajisjen tuaj. Për të zbuluar nëse kjo është e nevojshme, iPhone do t’ju tregojë gjendjen aktuale të baterisë. Për ta parë këtë, hapni Cilësimet, më pas prekni “Bateria” e ndjekur nga “Shëndeti dhe karikimi i baterisë”. Nëse përqindja e Baterisë është nën 90, atëherë do ju duhet të bleni një tjetër./tvklan.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit