NË KËTË ORË, 10 VITE MË PARË… NISI HISTORIA ⚽🇽🇰
5 shtator 2016, ora 20:45 – Veritas Stadion, Turku. Këtu nisi një kapitull i ri dhe historik i futbollit kosovar. Në këtë datë dhe në këtë orë, për herë të parë, jehoi himni shtetëror dhe u valvit me krenari flamuri i Kosovës në një ndeshje kualifikuese të UEFA-s dhe FIFA-s.
Pikërisht në këtë orë, 10 vite më parë, Kombëtarja e Kosovës nisi rrugëtimin e saj historik në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018, përballë Finlandës.
Ajo mbrëmje nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte kurorëzimi i një sakrifice shumëvjeçare të gjeneratave të tëra të futbollistëve, punëtorëve sportivë, drejtuesve të FFK-së dhe tifozëve që mbajtën gjallë ëndrrën tonë.
Finlanda 1–1 Kosova
Përmes golit historik të Valon Berishës nga pika e bardhë, emri i Kosovës u shkrua përgjithmonë në hartën e futbollit botëror.
Sot, një dekadë më vonë, shikojmë pas me krenari për rrugëtimin e bërë dhe me besim të plotë në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku!
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë dhe tifozëve tanë dardanë, që janë zemra e këtij rrugëtimi! 💛💙 🇽🇰
#FFKKosova #Kosova #Dardanët #10ViteHistori






