8.8 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

10 kadetë në Akademinë e FASh, Maqedonci: Rrugëtim ky krejt i veçantë dhe në thelb i jashtëzakonshëm

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se pati kënaqësinë që sot ishte prezent në fillimin e vitit të ri akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ku 10 kadetë  nga sot filluan studimet.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë sot shënohet një datë e veçantë për kadetët, datë që shënon fillimin e formësimit  akademik dhe profesional.

“Rrugëtim ky krejt i veçantë dhe në thelb i jashtëzakonshëm. Padyshim profesioni i ushtarakut por dhe edukimi në këtë profesion kërkon mund e sakrificë, përpjekje e angazhim.

Por ju jep mundësinë që t’i shërbeni atdheut. Kjo mundësi nuk jipet shpesh në jetë. Njeriu mund të ketë shanse e mundësi për t’u zhvilluar dhe për të punuar për veten gjatë gjithë jetës, por për të marrë pozitë publike ku mund t’u shërbesh të tjerëve dhe para së gjithash atdheut tënd, është mundësi e rrallë, e çmuar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit