28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

10 gjëra që duhet të keni parasysh nëse do shkoni në pushime me fëmijët

- Advertisement -

Të arratisesh si familje me pushime nuk është asnjëherë e lehtë, pasi prindërit i dinë mirë vështirësitë që vijnë si “faturë” bashkë me dëshirën për argëtim në një resort në plazh, det, pishinë apo mal.

Por, që pushimet tuaja të radhës të jenë të pranueshme, pavarësisht nëse zgjidhni të udhëtoni me makinë apo avion, ka disa gjëra për të cilat duhet të tregoheni më shumë se të kujdeshëm.

Ja për çfarë bëhet fjalë:

#1 Rezervoni sa më herët

Sa më herët të rezervoni udhëtimin tuaj, aq më shumë shanse do të keni që të kurseni para, por edhe të planifikoni. Përveç çmimeve më të mira, ata që kujtohen për të prenotuar herët kanë mundësi që të zgjedhin vendet më të mira në avion, dhomat më të mira në hotel etj.

#2 Mund t’ju duhet kohë shtesë

Gjithçka zgjat më shumë me fëmijët, ndaj nëse ky është udhëtimi juaj i parë familjar, nuk është ide e keqe që të dyfishoni apo edhe trefishoni ditët që keni planifikuar për këto pushime, pasi me fëmijët ka gjithnjë të papritura.

#3 Shijoni pushimet dhe relaksin

Moti i keq i paparashikuar apo vonesat e fluturimeve ndodhin, ndaj të mërzitesh apo të humbasësh qetësinë nuk është se ndryshon diçka. Thjesht, shijoni këtë aventurë.

#4 Zgjidhni oraret e përshtatshme

Nëse keni fleksibilitet në orare, shmangni zgjedhjen e orareve të nisjes herët në mëngjes ose natën vonë për fluturimet, trenat ose autobusët. Në vend të kësaj synoni të udhëtoni midis orës 11:00 paradite dhe 16:00. Këto orare cilësohen si me më pak fluks njerëzish në aeroporte, trafik në rrugë etj.

#5 Përafroni kohën e udhëtimit me kohën e gjumit

Në fund të fundit, nuk ka fëmijë më të qetë në avion sesa një fëmijë që fle. Por bëjeni këtë vetëm nëse i/e vogla juaj është nga ata fëmijë që mund të flejë kudo.

#6  Shkruani disa detaje për udhëtimin

Kjo duhet të përfshijë të gjitha detajet si datat e udhëtimit, numrat e konfirmimit të linjës ajrore, adresat e hotelit etj.

#7 Kthehuni në të njëjtin vend, përsëri

Shumë familje që kanë udhëtuar së bashku kthehen në të njëjtin destinacion, madje disa herë. Kjo ndodh se ju njihni gjithçka ndodh brenda dhe jashtë resortit apo vendit që keni zgjedhur për të pushuar.

#8 Zgjidhni një resort gjithëpërfshirës

Nëse jeni duke kërkuar për pushime ku nuk keni nevojë të bëni shumë planifikime, resortet gjithëpërfshirëse ofrojnë mundësi argëtimi, restorante dhe dhoma gjumi për të gjithë familjen bashkë, çiftet e ndara, fëmijët veç etj.

#9 Kontrolloni motin në vendin dhe ditët që keni zgjedhur për pushime

Të paktën disa ditë para se të niseni për pushime, shikoni motin. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni veshjet dhe gjërat që ju duhen.

#10 Telefononi përpara për të mësuar rreth kushteve

Keni nevojë për një krevat fëmijësh në dhomë? Dëshironi të punësoni një babysitter? Pyesni për të gjitha këto lehtësira përpara se të rezervoni, në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë ofron hoteli ku keni rezervuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit