Lindja e një foshnje jo çdoherë shoqërohet me ngrohtësi e dashuri.
Kjo pasi shumë fëmijëve u mungon kujdesi prindëror, pas braktisjes nga prindërit.
Një rast i tillë u raportua para një jave.
E numri i fëmijëve që u braktisën gjatë vitit 2023 ishte dhjetë.
“Sipas raporteve periodike nga Qendrat për Punë Sociale komunale të vendit, numri i fëmijëve të braktisur gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2023 është: 10 fëmijë (6 vajza dhe 4 djem). Sipas QPS-ve, në të shumtën e rasteve, arsyet që qojnë në braktisjen e fëmijëve janë: fëmijë jashtëmartesor dhe mospërkrahja nga familja apo partneri”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.
Sipas avokates Fehmije Gashi-Bytyqi ky numër është shumë i lartë.
Se çfarë e shtynë një grua të marrë një vendim të tillë tregon sociologia Dhurata Prokshi.
Një rast i braktisjes së fëmijës ndodhi rreth një javë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një nënë e abortoi fëmijën e saj dhe më pas iku nga spitali. /Tëvë1/