10 emrat më të votuar të VV-së pas procesimit të mbi 11% të votave për kandidatë

- Advertisement -

Sipas të dhënave preliminare të shfaqura në platformën e rezultateve për kandidatë, kur janë procesuar 284 nga 2,498 vendvotime, apo 11.37 për qind e votave për kandidatë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kryeson listën e VV-së me 23,797 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca, i cili ka marrë 18,568 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 10,436 vota.

Në pozitën e katërt renditet Hekuran Murati me 9,691 vota, ndërsa pesëshen e parë e mbyll Donika Gërvalla-Schwarz me 8,453 vota.

Në top dhjetëshe janë edhe Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Top dhjetëshja e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje:

  1. Albin Kurti – 23,797 vota
  2. Glauk Konjufca – 18,568 vota
  3. Albulena Haxhiu – 10,436 vota
  4. Hekuran Murati – 9,691 vota
  5. Donika Gërvalla-Schwarz – 8,453 vota
  6. Xhelal Sveçla – 6,752 vota
  7. Avni Dehari – 6,295 vota
  8. Mimoza Kusari Lila – 5,623 vota
  9. Hajrulla Çeku – 5,365 vota
  10. Ejup Maqedonci – 5,044 vota

Të dhënat janë të përditësuara më 08.06.2026, në orën 22:40.

Të ngjashme

Të fundit