25.7 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

​Kriza Rusi-Ukrainë, Blinken konsultohet me aleatët e krahut lindor të NATO-s

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken bisedoi sot me një grup aleatësh të krahut lindor të NATO-s Bucharest Nine (B9) rreth përqendrimit të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, konfirmoi Departamenti i Shtetit.

Blinken theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për konsultime dhe koordinim të vazhdueshëm të ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët transatlantikë, duke punuar në de-përshkallëzimin përmes parandalimit, mbrojtjes dhe dialogut, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Bucharest Nine (B9), një organizatë që bashkon vendet e krahut lindor të NATO-s, u themelua në vitin 2015 dhe përbëhet nga Rumania, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit