9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

​LDK kritikon Qeverinë Kurti për propozimin e shtrenjtimit të energjisë në 40 %

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Qeverinë Kurti për propozimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike në 40 për qind.

Në një konferencë për medie, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa tha se një shtrenjtim i tillë do të rëndojë kuletën e qytetarëve dhe prodhimin vendor.


“Paaftësia për menaxhimin me energjinë elektrike i ka kushtuar Kosovës gjithsej 115 milionë euro, pa investuar asgjë. Qeveria s’ka dhënë ide për zgjidhjen e problemit të energjisë”, tha ai.

“Qeveria zgjodhi popullzimin e linçimin në kohë zgjedhjesh lokale për të fituar ndonjë votë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar me furnizimin me energji elektrike i ka kushtuar 20 milionë euro të ndara për KOSTT-in, 20 milionë euro për importin e energjisë, dhe 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë”, ka thënë Mustafa.

“Çmimet e faturës do të ngritën duke i vështirësuar jetën qytetareve. Qeveria ka qenë e njoftuar qysh në pranverë për rritjen e çmimit të energjisë dhe hapat që do të duhej të ndërmerrnin për zbutjen e energjisë”, ka deklaruar Mustafa.

Të hënën, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin  trarifave të energjisë elektrike.

Bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRrE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj. ZRrE ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800 kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojnë as subvencioni i Qeverisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit