4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Zyrtarja e VV-së shpërblen djalin dhe kunatin e saj me mijëra euro

- Advertisement -

Posa mori komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me kapjen e “peshqve të vegjël”. Zyrtarja e komunës së Gjilanit për Kulture Rini dhe Sport Enkelejda Arifi e cila pasi erdhi në pushtetin komunal Vetëvendosje ka ndarë projekte për familjarë. Ajo nuk ka shkuar larg, kështu duke i shpërblyer djalin dhe kunatin, nga komuna e Gjilanit me 7552 € në total.

Organizata joqeveritare “KrudoKultura”, ka shprehur shqetësim për manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport.

Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që ka vendosur për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.

Si duket këtë e shfrytëzoi për t’i shpërblyer të afërmit e saj. Siç mëson Gazeta Insajderi ajo shpërbleu djalin e saj dhe kunatin.

Insajderi mëson se Blendi Arifi, është djali i Enkelejdës. Blendi ka përfituar 1200 € në emër të projektit: Emigrantët.

Enkelejda nuk ndaloi me kaq. Insajderi ka zbuluar se ajo ka shpërblyer edhe kunatin e saj Mehmetali Arifi me një shumë parash.

Në listën e OJQ-ve në Kosovë, pronari i “Trupës Artistike Muzikore” është Mehmetali Arifi.

Kujtojmë se Enkelejda Arifi në zgjedhjet e 2019-ës fitoi pak më shumë se 2000 vota, me të cilat e kishte të pamundur të siguronte ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit