-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Zyrtarja e lartë e USAID-it, McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

- Advertisement -
(Radio Evropa e Lirë) – Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID.

“Unë nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë politikat e presidentit të sapozgjedhur – megjithëse të gjithë kemi kaluar nëpër administrata të shumta së bashku, në fakt, pesë presidenca të ndryshme, duke përfshirë edhe administratën e presidentit Trump – dhe mund të them se marrëdhënia nuk është lëkundur”.

“Përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës ka vazhduar, dhe kam besim të plotë se do të vazhdojë kështu”, u shpreh McKee në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Erin Elizabeth McKee po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, ku ndër të tjera thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.

Në këtë intervistë, ajo flet edhe për sfidat me të cilat administrata e ShBA-së është përballur nga qeveria aktuale e Kosovës dhe kryeministri [Albin] Kurti.

McKee thotë se çdo partneritet, qoftë ai një martesë apo partneritet strategjik dypalësh, ka ngritjet dhe uljet e veta.

“Por, gjithashtu mendoj se, nga ajo që kam parë gjatë këtij udhëtimi, ju i kapërceni pengesat ekzistuese dhe identifikoni bazamentin e përbashkët, qëllimet e përbashkëta drejt realizimit të të cilave keni punuar dhe vazhdoni të punoni së bashku, përgjatë qeverive të ndryshme të Kosovës dhe administratave të ShBA-së”.

“Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur”.

“Politika nganjëherë mund të hedhë hije mbi punën e mirë që ne bëjmë, që populli amerikan dëshiron të bëjë me popullin e Kosovës. Dhe mendoj se, siç e keni parë, prania jonë, programet dhe puna jonë kanë mbetur të pandryshuara”, potencoi McKee.

Ndiqeni këtu intervistën e plotë të Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit