Syzana Gashi – Durmishi, përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) ka deklaruar se partia në pushtet e ka kapur “trefish” ndërmarrjen publike ku ajo punon.
Gashi-Durmishi fillimisht ka thënë se kryeshefi i KMDK-së, Dardan Velija ka ndërhyrë në strukturën organizative të kompanisë duke larguar punonjës për shkak të bindjeve politike.
“Unë që dy vite mundohem me mish e shpirt, t’u mos i tregu as familjes, tash e dijnë të gjithë, Prishtina, këta që më njohin, është tepru. Kanë nis me shpif, me rrejt. E kam të hënën, edhe fletëparaqitjen në komision disiplinor…Motivacioni i fundit, para tre ditëve, të vjen me qesh, djali jem 13 vjeç e din që, më falni në shprehje, ia ka fut kot” – ka thënë ajo.
Mes tjerash, Gashi-Durmishi shtoi se punon që 15 vite në institucionin në fjalë, dhe që Lëvizja Vetëvendosje “e ka kapur trefish më shumë se partitë tjera”.
“Inspektorati i punës, se te ne janë bo shumë largime nga puna. Ka fillu ndoshta me mu, nejse kryeshefi është largu nga bordi i drejtorëve, e kuptoj edhe menaxhmentin kur ndërrohet, se unë jam që 15 vjet, se qashtu e ka politika te ne në Kosovë. Për këtë kam ardhë, me i thënë popullit tem, o popull janë t’u na rrejt të tanë, pse me largu një punëtor, si ti një kameraman këtu, pse nuk është i partisë tonde a, apo ndonjë ministri. Po i quaj këta, se s’pi du ma, këta e kanë marrë votën t’u thënë që këta e kanë kapë na po e çkapim. Unë jam aty që 15 vjet, e kom pa PDK, LDK, këta trefish më shumë e kanë kap. Po e bazoj me ardhjen e prurjeve të reja në punë, kemi pasë një inxhinier në punë, tash edhe tri kanë me i marrë” – u shpreh ajo në Debat Plus.