Ferid Berisha, komandant Shkupi, ka njoftuar se uniforma ceremoniale e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u zyrtarizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, raporton Scanner.
“Dizajnin e krijuam me vullnet në konsulltim me veteranë të UÇK-së si dhe veteranë nga shtetet mike si Kroacia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një përulje ndaj atyre që dhanë gjithçka për flamurin dhe lirinë e vendit tonë.
Faleminderit të gjithë atyre që besuan dhe qëndruan pranë kësaj nisme të shenjtë. Sot jemi më të bashkuar se kurrë!”, ka shkruar komandant Shkupi.
Postimi i plotë:
Me 4 Qershor 2025, ëndrra e shumë bashkëluftëtarëve tanë u bë realitet: Uniforma Ceremoniale e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u zyrtarizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kjo uniformë nuk është thjesht veshje, është amanet, kujtim dhe betim për brezat që do vijnë. Është zëri i Dëshmorëve që na thërrasin të mos harrojmë kurrë rrugën e gjakut, sakrificës dhe lirisë.
Dizajnin e krijuam me vullnet në konsulltim me veteranë të UÇK-së si dhe veteranë nga shtetet mike si Kroacia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një përulje ndaj atyre që dhanë gjithçka për flamurin dhe lirinë e vendit tonë.
Faleminderit të gjithë atyre që besuan dhe qëndruan pranë kësaj nisme të shenjtë. Sot jemi më të bashkuar se kurrë!
Uniforma tashmë është në shitje për të gjithë që duan ta mbajnë gjallë këtë amanet.
Për informata rreth blerjes së uniformës klikoni këtu https://111tactical.store/.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!