Simone Inzaghi edhe zyrtarisht është trajner i ri i skuadrës arabe, Al Hilal.
Italiani do të jetë trajneri më i paguar në botë si trajner.
Ai do të jetë trajner i Al Hilal për tre vitet e ardhshme, me pagë totale prej 75 milionë euro, apo 25 milionë euro në vit.
Inzaghi e ka kaluar Diego Simeonen që ishte trajneri më i paguar tash e disa vite, me 20 milionë euro në sezon.
49-vjeçari deri dje kishte pjesë e Interit, ku i ndan rrugët pas humbjes nga PSG-ja, në finalen e Ligës së Kampionëve.