Adil Maliqi është përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Maliqi është zyrtarizuar të martën nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar FFK-ja.
Maliqi në këtë post ka zëvendësuar Ramiz Krasniqin, i cili është zhvendosur në pozitën e koordinatorit të Përfaqësueses U19. Maliqi është lindur dhe rritur në Zvicër, ndërsa si lojtar ka qenë aktiv deri në vitin 2012 në ligën e parë zvicerane.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se ai ka drejtuar disa klube amatore në Zvicër dhe ka përvojë 11-vjeçare si trajner.
Ai ka qenë ndihmës trajner i ekipit U15 në akademinë e Winterthurit, ndërsa më vonë ka drejtuar edhe ekipin U17 të këtij klubi.
Ka fituar dy tituj kampioni me ekipin SV Wyrenlos në kategorinë e tretë të Zvicrës.