HMD Global prezantoi Nokia C12 të nivelit fillestar në janar dhe vazhdoi me një model Pro në mars. Tani marka ka shtuar një anëtar të ri në linjën C12, të quajtur Nokia C12 Plus.
Nokia C12 Pro është në thelb C12 i modelit fillestar me një bateri më të madhe me kapacitet prej 4,000mAh, kundrejt 3,000mAh sa C12, ndërsa C12 Plus është C12 Pro me një konfigurim të ndryshëm memorie. Dhe kjo nuk do të thotë më shumë RAM ose hapësirë ruajtëse, por më pak.
Nokia C12 Pro vjen në konfigurime 2GB/64GB dhe 3GB/64GB, por Nokia C12 Plus vjen në një konfigurim të vetëm 2GB/32GB. Sidoqoftë, telefoni ka një fole për kartën microSD për zgjerimin e hapësirës deri në 256GB, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Nokia C12 Plus është listuar në uebsajtin indian të Nokia-s me një CPU të paemërtuar Unisoc me tetë bërthama, katër prej të cilave që kanë një frekuencë maksimale 1.6Hz. Kjo sugjeron që ky telefon do të fuqizohet nga i njëjti çip si modelet fillestare dhe Pro – çipi SC9863A1.
Pjesa tjetër e pikave kryesore të Nokia C12 Plus përfshijnë një ekran 6.3″ HD+, kamerën e pasme 8MP, kamerën e përparme 5MP dhe Android 12 (Go Edition). Telefoni i mençur ka një vrimë 3.5mm për kufje dhe ka një portë microUSB.
Datë të saktë se kur Nokia C12 Plus do të dale në shitje nuk ka ende.