Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot!
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.
Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.
Besa Ismaili nga PDK thotë se ky është lajm i mirë për të drejtat civile në Kosovë, shkruan Scanner.
“Më se e lumtur që gjuha rome është zyrtarizuar për përdorim në komunën e Prizrenit! Dhe po aq krenare që kjo ka ndodhur në qeverisjen e PDK-së, respektivisht udhëheqjen e kryetarit Shaqir Totaj!”, shkruan Ismaili.
Postimi i plotê:
Lajm i mirë për të drejtat civile në Kosovë
Më se e lumtur që gjuha rome është zyrtarizuar për përdorim në komunën e Prizrenit! Dhe po aq krenare që kjo ka ndodhur në qeverisjen e PDK-së, respektivisht udhëheqjen e kryetarit Shaqir Totaj !
Romët mbesin grupi etnik dhe kulturor më i diskriminuar në qasjen në punësim, arsim, kujdes shëndetësor, shërbime publike dhe sociale.
Prandaj, sot për romët është dita për të festuar dhe shtuar zotimet për vendimmarrje dhe përgjegjësi për problemet që përjeton ky komunitet.
Duhet edhe më shumë vetëdijësim, empati dhe solidaritet dhe bashkë ia dalim, për ne, për shtetin e Kosovës 🇽🇰!