26.8 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së për zgjedhje lokale, Përparim Rama sërish garon për Prishtinën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencë për shtyp ka bërë të ditur kandidimet zyrtare për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Për Prishtinën është zyrtarizuar se Përparim Rama sërish do të jetë në garë.

“Kemi nisur procesin konsultativ tash e sa kohë, në një frymë të vullnetit të madh. Në këtë mbledhje, me unanimitet të plotë, u zyrtarizuan këto kandidatura: për Prishtinë – Përparim Rama, për Lipjan – Imri Ahmeti, për Obiliq – Xhafer Gashi. Po ashtu, janë zyrtarizuar edhe 990 kandidatë për asamble në 32 komuna ku merr pjesë LDK-ja. Jemi në një frymë të shkëlqyeshme”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit