1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Zyrtari i VV-së nga Tirana sërish me reagim publik linçues

- Advertisement -

Zyrtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, pasi ka nxitur reagime të shumta me linçimin ndaj kryesindikalistit të Arsimit Rrahman Jasharaj, ka dalë me disa pika “me rastet më të rënda në trevat shqiptare”.

Hoxha i LV-së, që jeton në Tiranë dhe vepron në rrjetin social “Facebook”, ka akuzuar sot Jasharajn e SBASHK-ut si “anëtar të partisë serbe”. Kjo ka nxitur reagime në Kosovë, duke përmendur se Jasharaj ka qenë mësimdhënës, që është maltretuar nga policia serbe gjatë viteve të 90-ta.

Pas kësaj, zyrtari i LV-së ka dalë me një shkrim, lloj manuali, për sjelljet në trevat shqiptare. Me këtë ai thotë se shpreson që “kosovaristët” të mos kërkojnë të shpallet non grata.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Dikush përmendi standartet e dyfishtë. Por më i rrezikshëm është morali i dyfishtë. Po ju jap vetëm pak prej rasteve më të rëndë në trevat shqiptare. Duke folur për trevat shpresoj se kosovaristët nuk do të kërkojnë që të jem non grata në Kosovë:

Për rastin e pedofilisë kolektive të mos sulesh ndaj policisë dhe qeverisë, por ndaj atyre që të ndaluarit prej policisë për akte përdhunimi, i fal më pretekstin se janë përdhunues të sjellshëm.

Për rastin e marrëveshjeve me Serbinë, të mos përmendësh se e ke nënshkruar një marrëveshje të tillë shumë më herët, por mos të thuash se nuk e ke zbatuar marrëveshje pikërisht kur ajo është në interes të Kosovës dhe reciprocitetit shtetëror. Madje mos ta pranosh kurrë se ke nënshkruar edhe marrëveshje në dëm të Kosovës.

Për rastin e arsimit, si mësues të ndihesh keq për radhitjen e Shqipërisë dhe Kosovës në fund të listës botërore së cilësisë, për plagjaturat e përdorura për postin e mësimdhënësit, për cilësinë e ulët të drejtshkrimit edhe te funksionarë publikë të lartë, për pasaktesinë e programeve, për zhvlerësimin e lëndëve themelore dhe universale, për humbjen e rëndësisë të degëve të formimit të mësimdhënësve të ardhshëm, për punesimin e dobët që kushtëzon Arsimin, dhe jo vetëm për 100 euro shtesë në pagën mujore.

Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mos lejosh më Ali Ahmetin të tallet me përfaqësimin e tyre.

Për rastin e besimit, mos të lejosh askënd të poshtërojë gruan duke e quajtur të varur deri në vdekje prej burrit.

Për rastin e partive që e kanë korruptuar fatin e shqiptarëve, mos të mendosh se humbja e tyre në zgjedhje është ndëshkimi i merituar. Jo, ndëshkimi i merituar është konfiskimi i pasurisë që kanë vënë duke dëmtuar shtetin dhe pasurinë publike, duke larguar shpresën dhe rininë.

Për shqiptarët e Malit të Zi duhet të mendosh me dhimbje se i përbuzi dhe i ofendoi krejt të  tërë një copë Dritan Abazoviçi.

E kështu me radhë mund të ndërtosh pikat e sjelljes shqiptare në troje. Natyrisht që ky qëndrim vlen avetëm për ata që profesionin dhe punën e tyre e kanë vënë në shërbim të shtetimit të shqiptarëve.

Nuk po flas për Buzhalën dhe kompaninë e tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit