Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte më mirë pa Hashim Thaçin.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se edhe Kosova e pasluftës dhe pavarësia do të ishte më e plotë pa Thaçin.
Ky reagim i tij, vjen pas intervistës se ish-presidentit, e cila u komentua shumë.
“Unë jam i bindur se UÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashimin. Kosova e pasluftës do të ishte më mirë pa Hashimin Pavarësia e Kosovës do të ishte më e plotë pa Hashimin. Ndërtimi, konsolidimi i shtetit do të ishte më i fortë pa Hashimin. Shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit e korrupsionit do të ishte më mirë pa Hashimin. Zajednica nuk do të ishte pa Hashimin. Ndarja e Kosovës nuk do të ishte temë pa Hashimin. Amnistia për kriminelët nuk do të ishte pa Hashimin. Privatizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve nuk do të ishte pa Hashimin. Dhe në fund, Gjykata Speciale nuk do të ekzistonte pa Hashimin” – ka thënë ai.