1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Zyrtari i PDK-së: Prej kur është Kurti në pushtet, mbitërheqja e qytetarëve ka arritur në 1 miliard euro

- Advertisement -

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Qeveria e Kosovës, duke përmendur që qytetarët po detyrohen të marrin mbitërheqje për shkak të rritjes së shpenzimeve.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se mbitërheqja ka arritur në 1 miliard euro prej kur në pushtet është Qeveria Kurti.

“Detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje (overdraft) nga llogaritë e tyre bankare, prej kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Albin Kurti, është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.” – ka thënë ai.

Sipas tij, ky produkt bankar ka një normë interesi prej 20 për qind.

“Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%.” – ka shkruar tutje Mustafa.

Ai ka thënë se Qeveria “e akomoduar mirë në luksin e pushtetit” ka harruar rritjen e çmimeve.

“Gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”. Kjo qeveri po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë – asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët!” – ka shkruar në fund zyrtari i PDK-së.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit