-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Zyrtari i PDK-së krahason Muratin me Jabllanoviqin: Njëri ofendoi UÇK-në, tjetri nënat shqiptare 

- Advertisement -

Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i është shpërndarë një postim i disa viteve më parë, ku kishte deklaruar se veteranët po kushtojnë shumë dhe se më lirë Kosovës do t’i kushtonte nëse do të angazhonte mercencarë.

Ky deklarimi Muratit, ngjalli reagime të shumta dhe të ashpra, ku kërkohej që Murati të shkarkohej nga pozita e tij.

Një reagim rreth kësaj ka bërë edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci.

Stavileci, ka krahasuar Muratin me ish-politikanin serb, Aleksandër Jabllanoviq, duke thënë se Murati ofendoi krenarinë shqiptarë pra UÇK-në, ndërsa tjetri nënat shqiptare.

“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani? Njani ofendoi nanat shqiptare, tjetri krenarinë shqiptare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo shkarkim, po përzanie dhe poshtnim”, ka thënë Stavileci. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit