1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Zyrtari i LDK-së: Kosova me sjellje teokratike e majtiste po e shkëput veten nga pritjet e zyrtarëve të lartë të SHBA-së

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës dhe zyrtari i LDK-së, Anton Berisha takimin e presidentit Biden me ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq e ka cilësuar si sinjal të intensifikimit të raporteve.

Sipas Berishës, shteti serb e ka kuptuar mirë se nuk mundet të vazhdoj me politikën armiqësore, dhe përkundrazi është duke bërë çmos të rehabilitoj marrëdhëniet me  SHBA-të

Në anën tjetër, ai thotë se shteti i Kosovës, i çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në po e shkëput  veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së

“Kosova, për fat të keq, nuk e ka problemin vetëm me qeverinë aktuale, që qartazi është e paaftë e me botëkuptim antiperendimor, por ka edhe problemin e mungesës së opinionit publik, që më së buti thënë, është përgjumur në raport me rëndësinë e ruajtjes së aleancës dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perëndimore”, ka shkruar Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

  • Serbia, e bombarduar nga NATO-ja më në krye SHBA, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdoj me politikën armiqësore, përkundrazi është duke bërë çmos të rehabilitoj marrëdhëniet me të, e që u theksua nga entuziazmi i ambasadorit serb Durić pas pritjes që i bëri sot presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë;
  • Kosova, e çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në, me mentalitetin lindoro-komunist shet pallavra për sovranitetin, të drejtën e vetvendosjes, me sjellje teokratike e majtiste duke e shkëputur veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Kosova, për fat të keq, nuk e ka problemin vetem me qeverinë aktuale, që qartazi është e paaftë e me botëkuptim antiperendimor, por ka edhe problemin e mungesës së opinionit publik, që më së buti thënë, është përgjumur në raport me rëndësinē e ruajtjes së aleances dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perendimore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit