Ukrainasit janë “në një pozicion të mirë” për një kundërofensivë kundër ushtrisë ruse, ka deklaruar komandanti i lartë ushtarak amerikan.
“Sipas modelimit që ne kemi bërë me shumë kujdes me ta, ukrainasit janë në një pozicion të mirë”, tha në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve kreu i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Christopher Cavoli.
Ai shtoi se SHBA ka punuar me ta për një sulm të mundshëm të befasishëm.
Cavoli tha gjithashtu se forca tokësore e Rusisë sot është më e madhe “se sa ishte në fillim të konfliktit”, pavarësisht se pësoi humbje të shumta në luftën e saj kundër Ukrainës.
Forcat Ajrore “kanë humbur shumë pak. Kanë humbur 80 avionë dhe 1000 luftëtarë dhe bombardues luftarakë. Pra, ata ende përdorin të gjithë atë fuqi konvencionale gjithashtu, dhe i përziejnë të gjitha së bashku,” tha Cavoli.