7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Zyrtari i lartë amerikan: Rusët kanë ngecur, nuk po lëvizin

- Advertisement -

Një zyrtar i lartë amerikan në Departamentin e Mbrojtjes, ka thënë se forcat ruse në mase të madhe kanë ngecur kudo në Ukrainë, megjithatë ende kanë rreth 90% të forcës së tyre për të luftuar në dispozicion.

Në një deklaratë, zyrtari ka thënë se forcat ruse nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm drejt Kievit në veri apo veriperëndim dhe nuk ka lëvizje të forcave ruse drejt lindjes së kryeqytetit, shkruan BBC.

Sipas tij, përkundër bombardimeve të shumta në Ukrainë, ukrainasit ende janë duke e mbrojtur me sukses qytetit. Deri tani më shumë se 1,080 raketa janë gjuajtur në Ukrainë, që nga fillimi i luftës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit