19.6 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

- Advertisement -

Lulzim Bajrami, udhëheqësi i divizionit të prokurimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, që u arrestua të hënën nga Policia e Kosovës si i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë, është familjar i kandidatit të LDK-së për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Siç merr vesh VOX Kosova, Bajrami e ka Tahirin baxhanak.

Ndryshe, Policia, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë.

Ata thanë se gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata “që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme”.

Vlera totale e tenderëve në fjalë, sipas njoftimit të Policisë, “tejkalon 8.8 milionë euro”.

Njoftohet se veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të fundit