25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Zyrtari i DASh-it ia çel derën Ambasadorit Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-ShBA

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka njoftuar se ka pritur në takim Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit.

Dugolli ka uruar Fleming për rolin e ri që ka marrë në Departamentin Amerikan të Shtetit duke thënë se Kosova rikonfirmon përkushtimin për forcimin e raporteve dypalëshe dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të presë Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit. Ne e urojmë atë për rolin e tij të ri dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta.”, ka njoftuar Ambasada.

Të ngjashme

Të fundit