Ahmet Yener, kreu i bordit zgjedhor turk, ka thënë se në sistemin e tij janë futur 71,64 për qind e votave brenda vendit dhe 18,76 për qind e votave nga jashtë.
Gjithsej 69.12 për qind e votave janë futur në sistem, shtoi ai.
Nuk ka vonesa në futjen e të dhënave nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, përsëriti ai.
Në të dhënat që përditësohen vazhdimisht, deri më tash janë numëruar mbi 94 për qind e votave.
Sipas këtyre rezultateve, Erdogan nuk ka arritur ta kalojë pragun 50 për qind dhe pritet të ketë balotazh.