20.9 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

Zyrtari i BIK-ut i reagon Gashit që tha se xhamitë u ndërtuan nga Serbia: Shpif pa iu trembur syri

- Advertisement -

Ramadan Shkodra, hoxhë dhe zyrtar i BIK-ut, përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”, ka reaguar ndaj deklaratave të Milazim Gashit, ish-zëvendësministër, i cili theksoi se disa xhami janë ndërtuar me para nga Serbia.

Shkodra këto deklarata i ka quajtur shpifje e gënjeshtra.

Tutje, Shkodra ka kërkuar që prokuroria të merret me Gashin.

“Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi, tani një bashkëpunëtor i Fatmir Shehollit, mbrëmë në emisionin “DebatPlus” të Ermal Pandurit, duke u munduar që të bëhet “shpëtimtar” i Kosovës, e duke u munduar të tregohet sa më i ditur dhe më i informuar për çështjet e sigurisë së vendit, paturpësisht gënjen, shpif dhe sajon gjëra të paqena në adresë të Bashkësisë Islame, institucioneve dhe zyrtarëve të saj, se gjoja janë të ndikuar e në bashkëpunim me BIA-n serbe. Ky “ekspert” i sigurisë, shpif pa iu trembur syri se dy xhamitë, në lagjet më të reja në Prishtinë, ajo në Matin 1 dhe ajo në Veternik, janë ndërtuar me fonde të dyshimta, sipas tij, me fonde nga Serbia” – ka theksuar Shkodra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit