Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit për katër zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me inicialet A.S., B.B., N.S., G.H., të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënie të ryshfetit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, me datë 02 gusht 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë ajo.