Hapësira e sheshit “Skënderbeu” sot është mbushur me veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në hapësirën para objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë është një numër i madh i veteranëve të cilët janë duke kundërshtuar votimin në parim të projektligjit për pagat minimael në vend.
Për shkak të mospërfshirjes së tyre në këtë projektligj, ata kanë deklaruar se është marre për deputetët të cilët e kanë votuar.
Të njëjtit kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Por janë pikërisht zyrtarët shtetërorë ata të cilët po përcjellin me vëmendje këtë protestë. Ata kanë zgjedhur që përmes dritareve të Kuvendit të Kosovës të shohin se çfarë saktësisht po ndodhë jashtë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/06/285306644_892986078763811_7220676469722668200_n.jpg)
Në disa fotografi të realizuara nga lajmi.net shihet se dritaret janë thuajse të gjitha me njerëz prapa.
Ndryshe Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka deklaruar se janë duke u provokuar nga pushtetarët.
Ai tha se të njëjtit po bëjnë me gishta, duke e provokuar situatën.
“Janë duke provokuar me gishta. Nga dritaret po provokojnë vazhdimisht. Pushteti dëshiron të provokojë situatën. I bëjmë thirrje të ndalojnë komprometimet të votojnë ligjin që kanë shkelur”, tha Klinaku.