Këtë të martë, zyrtarët policorë të policisë kufitare kanë ndërmarrë veprime përmes rrugëve operative për identifikimin e një personi, të cilit i kishte rënë një shumë e parave në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.
Pas veprimeve të ndërmarra, është identifikuar personi mashkull/serb, ku në konsultim me prokurorin e shtetit, i njëjti është intervistuar dhe pas kryerjes së procedurave të parapara, i janë kthyer paratë e humbura në vlerë prej 200 euro dhe 1 mijë e 510 dinarë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi t’i kryej detyrat e saj në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe përgjegjësisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.