22.5 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Zyrtarët e VV-së i gëzohen haptas emërimit të njeriut të tyre në krye të RTK-së

- Advertisement -

Partisë në pushtet, Vetëvendosjes, siç duket nuk po i bën aspak përshtypje numri i madh i kritikave e reagimeve në lidhje me emërimin e njeriut, Rilind Gërvalla të saj si drejtor i RTK-së.

Zyrtarë të kësaj partie madje, siç duket i janë gëzuar shumë emërimit të Gërvallës në këtë pozitë dhe këtë nuk kanë hezituar që ta shprehin haptas dhe lirshëm, shkruan lajmi.net.

Mjafton të hedhësh një sy në listën e personave që kanë pëlqyer postimin e Gërvallës në të cilin njofton për emërimin e tij, dhe të vëresh se në mesin e tyre janë një numër i madh deputetësh të partisë në pushtet, si dhe zyrtarë të lartë të këtij subjekti.

Hysamedin Feraj, Fitore Pacolli, Enver Dugolli, Erzen Vraniqi, Getoar Mjeku, janë vetëm disa nga zyrtarët e partisë në pushtet që kanë pëlqyer postimin e Gërvallës, në të cilin ai përpos që njoftoi për vendin e ri të punës, sulmoi edhe mediat pse po ia përmendin afërsinë me Vevëvendjen.

     

Kujtojmë se në lidhje me emërimin e Gërvallës si drejtor në RTK ka pasur reagime të shumta nga opozita.

Ata e shohin këtë si “kapje” të transmetuesit publik për interesa të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani.

Rilind Gërvalla, edhe në të kaluarën kishte shfaqur haptas afërsinë e tij me njerëz nga pushteti aktual.

Madje ai kishte kontribuuar edhe me para për Vetëvendosjen. Madje, këtë e kishte bërë gjashtë herë. \

Të ngjashme

Të fundit