28.1 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Zyrtare: Xhaka i bashkohet Sunderlandit

- Advertisement -

Mesfushori Granit Xhaka edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës nga Sunderlandi, që në sezonin 2025/26 do të paraqitet në Premier League të Anglisë.

Sunderlandi, të mërkurën e ka prezantuar Xhakën, të cilin e ka transferuar nga Bayer Leverkuseni për 20 milionë euro me bonuse.

32-vjeçari me ekipin anglez ka firmosur kontratë trevjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Te Sunderlandi, Xhaka do ta bartë fanellën me numrin 34 kurse nga klubi anglez po shihet si përforcim i rëndësishëm në mesfushë, duke pasur parasysh përvojën e tij te Baseli, Borussia Monchengladbachu, Arsenali e Leverkuseni.

Mesfushori shqiptar e njeh mirë kampionatin e Anglisë pasi prej vitit 2016 deri në vitin 2023 ka luajtur për Arsenalin, duke regjistruar 225 paraqitje, ku ka shënuar 17 gola e ka bërë 24 asistime ndërsa ka fituar edhe në dy raste trofeun e FA Cup.

“Ardhja e Granitit te Sunderlandi është një mbështetje e rëndësishme e ambicies tonë dhe dëshirës për të ndërtuar një ekip me të cilin tifozët tanë mund të jenë krenar në Premier League. Arritjet dhe cilësia e tij nuk kanë nevojë për prezantim, pasi Graniti është një lojtar i kalibrit më të lartë brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Kristjaan Speakman, drejtori sportiv i Sunderlandit.

Xhaka bëhet futbollisti i tretë shqiptar te Sunderlandi, ekip për të cilin luajti edhe Adnan Januzaj e Lorik Cana, ku ky i fundit barti shiritin e kapitenit.

Të ngjashme

Të fundit