15.9 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

- Advertisement -

Real Madrid ka konfirmuar sot se Xabi Alonso është trajneri i ri i ekipit të parë. Trajneri spanjoll, 43 vjeç, rikthehet në klubin ku ka shkruar histori si futbollist, duke fituar gjashtë trofe dhe duke u shndërruar në një legjendë të skuadrës.

Ai vjen nga Bayer Leverkusen, ku bëri histori duke fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën – një tripletë historike për klubin gjerman.

Alonso mori drejtimin e Leverkusenit në tetor të vitit 2022 dhe që në sezonin e tij të parë arriti gjysmëfinalen e Europa League, ndërsa në Bundesliga e përfundoi kampionatin në zonën europiane.

Në sezonin 2023/24, ai shkroi historinë duke i dhënë klubit titullin e parë në Bundesligë, duke ndalur dominimin 11-vjeçar të Bayern Munich. Për më tepër, fitoi edhe Kupën e Gjermanisë dhe ishte shumë pranë tripletës, pasi u shpall nënkampion në Europa League.

Performanca e jashtëzakonshme e ekipit të tij u kurorëzua me një rekord të pabesueshëm prej 51 ndeshjesh radhazi pa humbje, një arritje e rrallë në futbollin modern.

Forma e jashtëzakonshme vazhdoi edhe në sezonin e fundit me Leverkusenin, ku në gusht 2024 fitoi për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë.

Të ngjashme

Të fundit